E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje për Berlusconin në zgjedhjet komunale

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 17:30

Në zgjedhjet rajonale dhe komunale të zhvilluara në disa pjesë të Italisë, aleanca e qendrës së djathtë, e kryeministrit Silvio Berlusconi, me gjasë ka pësuar humbje.

Këtë radhë opozita ka pasur sukses, ndërsa në qytetin e lindjes së Berlusconit dhe në bastionin e tij, Milano, do të ketë balotazh.

Kryetarja e bashkisë, Letizia Moratti nga partia e Berlusconit, PDL, pas numërimit të të gjitha votave, ka fituar vetëm 41, 5 për qind dhe kandidati i qendrës së majtë, Giuliano Pisapia, 48 për qind të votave.

Po ashtu, opozita ka fituar në Torino dhe mund të kryesojë me shumicë edhe në Bolonja.

Në zgjedhje ishin thirrur 13 milionë italianë në 11 provinca dhe 1300 komuna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›