Ballkoni i Romeos dhe Zhuljetës tashmë Altar për martesat

Ballkoni i famshëm i Romeos dhe Zhuljetës do të shndërohet në një altar për ceremonitë e martesave. Autoritetet e Veronës kanë menduar që ta shfrytëzojnë këtë mundsi për të nxitur turizmin. Çdo qytetar që nuk bën pjesë në vendet e Bashkimit Europian duhet te paguajë 1 300 dollarë për ceremoninë e tij të martesës. Edhe pse shumë historianë thonë se ka prova te pamjaftueshme që të vërtetojnë se ai ka qenë vërtetë ballkoni i Zhuljetës, ndërtesa e shekullit XIV mbetet një nga destinacionet më popullore për turistët. Zyrtarët lokale thonë se lejimi i ceremonive në ballkon do të përmirësojë imazhin e qytetit duke e kthyer atë në vendin perfekt për dashuri dhe martesë.
...