E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP: Vaksina pentavalente mbron fëmijët nga 5 sëmundje

Të gjithë fëmijëve të lindur që nga data 1 janar 2009 u ofrohet vaksina pentalalente (5 në 1), e cila i mbron ata nga 5 sëmundje. Ministria e Shëndetësisë, duke konsideruar vaksinën të domosdoshme dhe të efektshme për shëndetin e foshnjave, sqaron se vaksinimi ka nisur gjatë këtij muaji.  Kjo vaksinë, e cila ofrohet falas, kryhet në moshën 2, 4, dhe 6 muaj. Burime nga Instituti i Shëndetit Publik sqarojnë se vaksina pentavalente, "5 në 1", parandalon 5 sëmundje; Difterinë, Tetanozin, Kollën e mirë (Pertusi), Hepatitin B (Verdhëza) dhe Infeksionet e shkaktuara nga Haemophilus influenzae tip b (Hib), në veçanti Meningitin. "Deri tani kemi patur një vaksinë DTP për Difteri, Tetanoz, Pertusis dhe një për Hepatitin B, por që nga 2 marsi i vitit 2009 do të parandalojmë edhe një sëmundje tjetër, Meningitin e shkaktuar nga Haemophilus Influenzae tipi b", sqarojnë të njëjtat burime. Vaksina është në formë të lëngshme që përmban vetëm 1 dozë (një flakon për çdo fëmijë). "Vaksina 5 në 1, përveçse ofron komponentin e ri për Haemophilus influenzae tip b bën të mundur gjithashtu aplikimin me një injeksion të vetëm, të tre vaksinave", pohojnë burimet nga ISHP. Fëmijët e porsalindur do të vazhdojnë të vaksinohen me vaksinën e Hepatitit B menjëherë pas lindjes. Aplikimi i kësaj vaksine, ashtu si dhe për të gjithë injeksionet në Programin Kombëtar të Vaksinimit do të bëhet me anë të shiringave me një përdorim vetë shkatërruese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›