Ballsh, autobuzi përplaset me makinën, 2 të plagosur

Një autobus i linjës Tiranë-Athinë është përplasur mëngjesin e sotme me një makinë duke shkaktuar 2 të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Ballshit ku autobusi u përplas me një automjet, dhefatmirësisht përplasja nuk ka qenë aq e madhe, ndërkohë që në autobus ishin 60 persona.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim total të rrugës, duke krijuar radhë prej dy kilometrash. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.