E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, gjykata lë në burg tre të pandehurit

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për lirim të menjëhershëm nga paraburgimi të tre të pandehurve për gjyqin e Gërdecit, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi.

Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të cilët kërkonin lirimin e të pandehurve duke pretenduar se ka mbaruar afati i paraburgimit.
Në vendimin e saj gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për përllogaritjen e afateve.
 

Shqyrtimi i sotëm gjyqësor u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 17 dhjetor, sipas të cilit aktet e kësaj dosje u rikthyen për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.
 

Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi akuzohen si shkaktarë të shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, ku u vranë 26 persona.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›