Kuzhe Fitova Telin dhe... Lalen
Ne nje interviste per Super Sport pas ndeshjes se djeshme kroati i Kombetares nuk i kurseu elozhet per lojtaret e rinj qe u aktivizuan. Sipas tij aktivizimi i tyre solli dicka ndryshe ne skuadren kuqezi. Ne fillim Kuzhe foli per veten duke pasur parasysh semundjen qe kaloi. Une tani ndihem mire me shendet dhe mendoj se ne kete ndeshje ketu ne Korce gjithcka ishte e kendshme duke filluar qe nga atmosfera. Jam i lumtur kur drejtoj Kombetaren dhe pas kesaj ndeshjeje nuk eshte se jam vecanerisht i pakenaqur per ate qe dhame ne fushe - deklaroi trajneri kuqezi. I pyetur per pershtypjet e aktivizimit te lojtareve te vecante Kuzhe shtoi Ne keto takime miqesore ne mundohemi te shikojme se si funksionojne lojtaret ne kuptimin e individeve. Une jam shume i lumtur me rikthimin e kapitenit tone Altin Lala. Per mendimin tim ai beri nje ndeshje te shkelqyer dhe me
te ne fushe ekipi eshte komplet ndryshe. Nga ana tjeter pavaresisht problemeve te medha qe ne kemi ne mbrojtje pasi na munguan dy lojtaret kryesore ne kete repart si Cana dhe Curri une u kenaqa jashtezakonisht me paraqitjen e Telit.
Ne miqesoren ndaj Maqedonise u aktivizuan disa lojtare te rinj teksa pati edhe debutues si Memushaj apo Januzi. Per numrin nje te stolit kuqezi spikaten Bakaj dhe Hyka. Keta te fundit jane te konfirmuar tashme ne Kombetare por pas disa ndeshjesh ku kane pasur pak hapesire kete here iu dha mundesia te luanin me shume minuta. Ndihem gjithashtu i lumtur per paraqitjen e disa nga lojtareve te rinj qe u aktivizuan ne pjesen e dyte. Mund te them se ata futbolliste qe u aktivizuan sollen dicka ndryshe ne skuader. Per kete ne kishim nevoje dhe jam i kenaqur nga paraqitja e Bakajt dhe Hykes. Shpresoj qe keta lojtare te permiresohen edhe me shume - perfundoi trajneri kroat i cili duket se nuk u kenaq vetem nga rezultati. Kuzhe priste nje fitore per te mbajtur atmosferen e mire ne skuader ashtu si gjithnje ai e permend kete fraze para ndeshjeve miqesore te Shqiperise.
Lala Nuk ishim agresive ne sulm
Kapiteni i perfaqesueses shqiptare Altin Lala ka thene pas ndeshjes ne nje bisede per Super Sport se ndihet mire qe luajti 90 minuta. Sipas mesfushorit ai ka nevoje per tu praktikuar ne fushe pasi vjen nga nje demtim i gjate. Ne lidhje me testin e djeshem veterani i Kombetares deklaroi nder te tjera se skuadra nuk ishte agresive ne fazen sulmuese sidomos gjate pjeses se pare. Mendoj se ishte nje ndeshje e mire edhe pse ne pjesen e pare patem probleme pasi nuk ishim agresive aq sa duhet. Kjo ndodhi edhe sepse luajtem me nje sulmues te vetem dhe u treguam me te vemendshem ne fazen mbrojtese. Ajo qe me pelqeu te Kombetarja eshte se po evitojme pasigurite ne fund te ndeshjes. Ky eshte nje fenomen prej te cilit kemi vuajtur dhe jemi penalizuar shpesh - u shpreh Lala. Kapiteni kuqezi komentoi edhe lojen e te rinjve qe u aktivizuan ndaj Maqedonise. Disa nga te rinjte dhane sinjale te mira dhe shpresoj qe ata te vazhdojne te punojne sistematikisht.
JORGIS MEMO