Maturantët braktisin mësimin, iu refuzua kërkesa për ekskursion
BERAT – Maturantët braktisin mësimin në shenjë proteste pasi Drejtoria Arsimore nuk lejon ekskursionin e tyre në Sarandë.
Plot 150 nxënës të vitit të fundit të shkollës së mesme “Kristaq Cipo” të qytetit të Beratit kanë braktisur prej dy ditësh mësimin në shenjë proteste, si edhe kanë protestuar përpara dyerve të Drejtorisë Arsimore të qytetit. Protesta e tyre ka pasur si shkak refuzimin nga ana e Drejtorisë Arsimore të një udhëtimi të tyre në Sarandë, pa plotësuar disa kushte. Kushtet e kërkuara nga ky institucion kanë qenë që nxënësit të shoqërohen nga policia si edhe nga një përfaqësues shëndetësor me ambulancë nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Sipas maturantëve, “bllokada” e vendosur nga Drejtoria Arsimore është e padrejtë. Ata kanë pohuar për “Panorama”-n se, i kanë siguruar të gjitha lejet për kryerjen e këtij ekskursioni si nga drejtoria e shkollës, ashtu edhe nga prindërit. Gjithashtu ata kanë dërguar dy mësues për të parë vendin ku ata do të qëndronin gjatë ekskursionit. Dy senatoret e kësaj shkolle, Marglen Hyska dhe Xhilda Kadillari janë shprehur për gazetën se, nuk janë nxënësit shkaktarë të kësaj proteste, por Drejtoria Arsimore që po krijon këtë qejfmbetje të maturantëve. “Ne i kemi marrë të gjitha lejet, si nga prindërit tanë dhe nga drejtorie e shkollës që të kryejmë këtë ekskursion”, thanë ata. “Kemi dy ditë që kemi braktisur mësimet dhe vazhdojmë protestën në shenjë hakmarrje se veprimin e Drejtorisë Arsimore e quajmë të padrejtë. Jemi maturantë dhe si të tillë duhet të vizitojmë bukuritë e vendit tonë dhe po pengohemi padrejtësisht”, është shprehur Kadillari. Maturantët janë shprehur se, nuk do të kthehen në mësim pa u dhënë e drejta e tyre. “Kjo është një kapriço e Drejtorisë Arsimore që nuk ka dëshirë për të na dërguar ne për ekskursion por ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona të drejta. Për më tepër ne kemi prenotuar dhe hotelet dhe kemi paguar dhe autobusët që do të shkojmë për në qytetin e Sarandës”, kanë pohuar ata. d.xh