Bursat: Rritet energjia me 40 %
Në një kohë që cmimet e karburanteve dhe të gazit janë në rritje të vazhdueshme shumë vende të botës do të përballen me një rrijte deri në 40 % të faturave të energjisë elektrike. Sipas ekonomistëve, kjo rritje e madhe është pasojë e rritjes të cmimeve në bursat dhe tregjet financiarë gjatë muajve të fundit, një rritje kjo që ka ndikuar ndjeshëm në dobësimin e madh të fuqisë blerëse të konsumatorëve, të cilët përveç çmimeve të larta që ka sjellë me vete kriza e ushqimeve do të përballen tashmë edhe me një rritje të madhe të faturave të energjisë elektrike. Sipas burimeve, industria e energjetikës vazhdon të prodhojë me kapacitet të plotë, por rrijta më e madhe e kërkesës ka bërë që në mungesë të ofertës cmimet të rriten dhe mundësia për ti kontrolluar të minimizohet. Sipas të dhënave të Capital Economics, një rritje me 40 % e cmimit të gazit dhe energjisë, rrit normën e inflacionit me të paktën 1 %. Cmimet e gazit kanë pësuar një rritje me 74 % që nga fillimi i këtij viti, duke ndjekur pas naftën e cila vazhdon të shënojë nivele të larta cmimesh në bursat ndërkombëtare.