E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel: Pritet takimi Gruevski- Karamanlis

Kryeministri i Maqedonisë dhe homologu i tij grek Kostas Karamanlis është e mundur të takohen sot në Bruksel në takimin e liderëve dhe anëtarëve të Partisë Kombëtare Evropiane, bëjnë të ditur burime diplomatike të gazetës greke “Etnos”.Gazeta thekson se mundësit për gjetjen e zgjidhjes për emrin kushtetues të Maqedonisë janë të vogla. Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Partisë Kombëtare Evropiane, që llogaritet si grupacioni më i madhë politik në Parlamentin Evropian. Sipas paralajmërimeve, në takimin do të jenë të pranishëm krerët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, liderët e BE-së dhe liderët opozitarë të cilët vijnë nga radhët e partive kombëtare dhe demokristiane të mbledhura në Partinë Kombëtare Evropiane. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›