Sherr për pronën, kanos fqinjin me kallashnikov
Gramsh
Konfliktet për motivet e pronësisë për pak i kanë marrë jetën një 52-vjeçari nga fshati Gribë i Gramshit. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se 70-vjeçari Qemal Kokla ka tentuar të vrasë me automatik fqinjin e tij Q.H., 52 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se rreth orës 10:30 të së dielës, nga ana e Komisariatit të Policisë Gramsh u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 70-vjeçarit, ndërkohë që iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit automatik, si dhe një krehër me 29 fishekë.
#