E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli-Siti, arrihet marrëveshja

Sipas kësaj marrëveshjeje, lojtari do të përfitojë 3,8 milionë euro në sezon dhe do të nënshkruajë për pesë vite. Ndërkohë, në arkat e Interit do të shkojnë 35 milionë euro. Përpara nisjes në Shtetet e Bashkuara, për super Marion është organizuar një festë lamtumire nga miqtë e tij në një nga lokalet e Milanos.

Siç raporton e përditshmja sportive italiane La Gazzetta dello Sport, në fund të festës 20-vjeçari u ka dhënë të pranishmëve adresën e tij të re: “Shihemi në Mançester”. Me shumë mundësi brenda ditës së mërkurë gjithçka do të jetë zyrtarisht e përfunduar në SHBA, ku Interi dhe Siti po zhvillojnë fazën përgatitore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›