E Diel, 1 Nëntor 2026

Baloteli dhe gjyqtari nxehin Mourinjon

Mourinjo deklaroi se ajo e djeshmja ishte një ndeshje e shëmtuar, ku të dy skuadrat luajtën keq. “Njëra skuadër donte fitoren, por nuk bëri aq sa duhet për ta arritur. Tjetra donte të mos humbiste dhe ia arriti qëllimt. Kurse gjyqtari vërshëlleu 40-50 herë. Mesa duket, edhe atij nuk i pëlqeu ndeshja dhe mendoi se barazimi ishte OK”, theksoi portugezi. “I veçanti” bëri edhe një koment mbi Ranierin: “Ai qan gjithmonë...”.

Sipas numrit një të stolit zikaltër, në pjesën e parë u pa një Inter që luajti keq, ndërsa në të dytën disi më mirë. Megjithatë, tekniku portugez nuk mbron asgjë nga skuadra e tij, duke kritikuar sidomos Mario Balotelin.

“Ndeshja e tij ishte afër zeros, nuk më pëlqeu si luajti sot, vrapoi pak dhe bëri pak për skuadrën. Stankoviç ishte i dëmtuar, po ashtu edhe Shnajder, pra nuk kisha tjetër për të zëvendësuar. Mario është vetëm 19 vjeç dhe të mërkurën luajti vetëm 45 minuta, prisja më tepër nga ai. Kur futet në fushë nuk e dimë se ç’do të ndodhë, do të japë gjithçka për skuadrën, ose asgjë”, përfundoi Mourinjo.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›