E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenit kërkon Bonuccin

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 21:15

Klubi rus Zenit St Petersburg ka paraqitur ofertë prej 8 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane La Gazzetta dello Sport.

Trajneri i Zenitit, Luciano Spalletti, synon të përforcojë repartin defansiv me transferimin e 24 vjeçarit nga Juventus.

Bonucci ka kontratë me Bianconerët deri në vitin 2015 dhe vështirë se do të largohet nga klubi.

Juventus thuhet se kërkon rreth 15 milionë euro për Bonuccin, andaj Zenit duhet të përmirësojë ofertën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›