Pjanic, në vend të Modricit

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 20:30
Tottenham është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e Olympique Lyonit, Miralem Pjanic.
The Sunday Mirror ka njoftuar se Tottenham është i gatshëm të ofrojë 10 milionë funte për yllin boshnjak Pjanic.
21 vjeçari së fundmi është përmendur edhe si objektiv i klubit italian Lazio.
Interesimi i Tottenhamit për Pjanicin shton spekulimet rreth largimit të Luka Modricit.
Reprezentuesi kroat kërkohet nga Chelsea që ka ofruar 25 milionë funte për të, por u refuzua nga Tottenhami që kërkon 30.