E Diel, 1 Nëntor 2026

Tottenham, pas Matas

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 21:45

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka konfirmuar interesimin e tij për mesfushorin e Valencias, Juan Mata.

23 vjeçari spekulohet me largim nga Mestalla gjatë kësaj vere, ndërsa parkohet edhe nga rivali i Tottenhamit, Arsenal.

“Mata është futbollist i cili më pëlqen njësoj sikur Arsenalit dhe disa klubeve tjera. E kam përcjell kur Anglia U-21 luajti me Spanjën dhe ai m’u duk fantastik. Nuk mund të them se do ta transferojmë nesër, por është një futbollist që na pëlqen”, tha Redknapp për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›