E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Gea, zgjedhje e mirë

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 22:40

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, beson se ka bërë vendimin e drejtë me transferimin e David de Geas si zëvendësim për të pensionuarin Edwin van der Sar.

De Gea, i cili është vetëm 20 vjeç, i kushtoi gjigantit anglez 18 milionë funte nga Atletico Madridi, pasi Ferguson vendosi që spanjolli të jetë pasardhës i Van der Sarit.

Reprezentuesi U-21 i Spanjës me moshën e re ka zgjuar dyshime se mund të ketë vështirësi në adaptimin e tij në Premierligë.

Mirëpo, Ferguson - i cili ishte tërhequr nga transferimi i Petr Cechut në moshë të re para kalimit të çekut në Chelsea - nuk dëshiron të bëjë sërish gabimin e njëjtë.

Paraqitja e De Geas në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen miqësore në Washington të shtunën e arsyeton besimin e Fergusonit.

“Zëvendësimi i Edwin van der Sar është shumë i vështirë. Ai ishte portier i shkëlqyeshëm. Por, përparësinë që kemi me De Gean është se ai është vetëm 20 vjeç. Kualitetet e tij na kanë rënë në sy. Ai është i shpejtë dhe i lëvizshëm, diçka që kemi kërkuar. Në momentin që e kemi transferuar, kam qenë i sigurt se kemi marrë portierin e duhur”, deklaroi Ferguson për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›