Balotelli e impresionon Mancinin

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 20:00
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ka vërejtur përmirësim në qëndrimin e Mario Balotellit pasi sulmuesi humbi vendin në formacionin bazë.
Reprezentuesi italian nuk ka startuar për Cityn prej paraqitjes së dobët në humbjen nga Manchester United në Community Shield muajin e kaluar. Mirëpo, Mancini ka parë përmirësim te 21 vjeçari.
“Në javët e fundit ai ka punuar shumë mirë. Jam i impresionuar nga qëndrimi i tij. Jam i sigurt se ai do të ketë një sezon të mirë”, tha Mancini.