E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque mbetet me Spanjën

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 19:21

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque, i tha të përditshmes sportive spanjolle AS të shtunën se do të preferonte të mbetej në detyrën aktuale në vend se të angazhohet në ndonjë shtet të huaj.

“Jam i lumtur me Federatën (RFEF) dhe ekipin kombëtar. Jam i lumtur me punën dhe kjo është më e rëndësishme se paratë”, tha Del Bosque i pyetur pse refuzoi oferta të majme nga Inter dhe Chelsea gjatë verës.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të Euro 2012. “Kemi marrëveshje, ata duan që unë të mbetem dhe unë dua të mbetem”, përfundoi Del Bosque.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›