Starti më i mirë

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 20:44
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka pranuar se starti i sezonit aktual ka qenë më i mirë në karrierën e tij të deritashme.
Rooney deri më tani ka realizuar tetë gola në katër ndeshjet e para në Premierligë, përfshirë het-trika të njëpasnjëshëm kundër Arsenalit dhe Boltonit.
“Kemi ndryshuar pak sa stilin e lojës dhe jam me fat që kam përfituar nga kjo”, tha Rooney për The Sun.
“Është definitivisht starti më i mirë i sezonit që kam bërë ndonjëherë sa i përket shënimit të golave. Shpresoj të vazhdoj kështu”, përfundoi ai.