E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 10 transferet e qëlluara

Nga Mesut Ozil deri tek Ivan Rakitiç, La Liga spanjolle u përforcua me lojtarë cilësorë në sezonin 2010/11. Natyrisht, më së shumti përfituan gjigantët Real Madrid e Barcelona, por edhe skuadrat tjera bënë ‘gjuajtje’ të qëlluara. Nga Express më 20 prill 2011 në ora 10:37

La Liga spanjolle njihet si kampionati me lojtarët më cilësorë në botë. Aty luajnë yje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo edhe Kaka e Xavi. Mirëpo, këtyre yjeve u janë shtuar edhe 10 të tjera gjatë këtij sezoni.

Barcelona, Real Madrid dhe Valencia ishin skuadrat më aktive që freskuan radhët e tyre, andaj këto skuadra pa dyshim se dominojnë në këtë listë. Sipas ueb faqes goal.com, e cila e publikoi këtë listë, përforcimi më i qëlluar në kampionatin spanjoll është futbollisti turk me pasaportë gjermane, Mesut Ozil.

Me vetëm 22 vjeç, mesfushori ofanziv, i transferuar në Spanjë për 15 milionë euro nga Werder Bremen, është bërë menjëherë yll në Santiago Bernabeu, ndërsa nga ai pritet edhe më shumë në të ardhmen. Ai deri tash ka zhvilluar 45 ndeshje, ndërsa ka realizuar 10 gola dhe ka bërë 18 asistime.

Pozita e dytë i takon përforcimit tjetër madrilen, Ricardo Carvalho nga Chelsea. Qendërmbrojtësi portugez, i cili kushtoi 8 milionë euro, është bërë shtyllë e repartit defanziv të ‘Merengues’.

Pozita e tretë është rezervuar për Valero Borja, ish futbollistin e West Bromwich Albion, i cili zbarkoi në Villarreal gjatë verës që shkoi për 5 milionë euro. Mesfushori ofanziv ka impresionuar me lojën e tij duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 11 asistime.

I katërti David Villa, për të cilin Barcelona shpenzoi 40 milionë euro. Mirëpo, duket se ish futbollisti i Valencias po i arsyeton këto para, pasi që është përshtatur mjaft mirë në ekipin e ri.

Vendi i pestë i takon argjentinasit Angel di Maria, për të cilin Real Madridi shpenzoi 35 milionë. Ish futbollisti i Benficas ka realizuar 9 gola dhe ka shtuar edhe 18 asistime.

Top 10 transferet e La Ligas
10. Ivan Rakitic (Schalke – Sevilla)
9. Felipe Caicedo (Manchester City – Levante)
8. Pablo Osvaldo (Bologna – Espanyol)
7. Tino Costa (Montpellier – Valencia)
6. Roberto Soldado (Getafe – Valencia)
5. Angel Di Maria (Benfica – Real Madrid)
4. David Villa (Valencia – Barcelonë)
3. Borja Valero (WBA – Villarreal)
2. Ricardo Carvalho (Chelsea – Real Madrid)
1. Mesut Ozil (Werder – Real Madrid)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›