E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon ndaj Realit në gjysmëfinale?

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 10:35

Barcelona rrezikon që të luajë pa Andres Iniestan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. Shtëpia e futbollit evropian e ka hapur një dosje rreth ndëshkimit me karton të verdhë të mesfushorit spanjoll në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, i cili dyshohet se ishte i qëllimtë, për të munguar në ndeshjen e kthimit dhe për t’iu shlyer kartonët për përballjen me ekipin madrilen.

UEFA do të marrë vendimin të mërkurën (sot) për ta diskualifikuar apo jo për një ndeshje kampionin e botës me Spanjën. Mirëpo, klubi katalunas ka reaguar menjëherë me një komunikatë, ku e mbron plotësisht lojtarin e vet. Barcelona në këtë letër insiston se Iniesta nuk ka pasur kurrfarë qëllimi, para se të ndëshkohej dhe beson se UEFA nuk do ta suspendojë mesfushorin spanjoll, të cilin e konsideron lojtar korrekt.

Këtë sezon, UEFA kishte hetuar një rast të ngjashëm pas ndeshjes së fazës së grupeve ndërmjet Real Madridit e Ajaxit, kur Jose Mourinho kishte udhëzuar lojtarët Xabi Alonso e Sergio Ramos që të ndëshkoheshin me qëllim me karton të verdhë për të kaluar në fazën vijuese pa kartonë. UEFA me këtë rast e kishte diskualifikuar trajnerin portugez dhe i kishte gjobitur dy lojtarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›