Balotelli, i shurdhër ndaj këshillave
Roberto Mancini ka pranuar se e ka të vështirë të depërtojë te sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli.
Reprezentuesi italian, Balotelli ka shënuar gjashtë gola në dhjetë ndeshje në Premierligë, këtë sezon, por e pati të vështirë të ruajë disiplinën e tij në fushë dhe ishte zëvendësuar gjatë ndeshjes kundër Aston Villës në FA Cup, këtë javë, për të parandaluar ndëshkimin me kartonin e dytë të kuq këtë edicion. Ish-trajneri i tij nga Interi tani në City, Mancini, është dashur t’i kishte parasysh këto kur shpenzoi 24 milionë funte për 20-vjeçarin.
Mirëpo, çifti nuk ka marrëveshje të shkëlqyera siç mund të mendon shumëkush.
“Ai nuk më dëgjon mua. I flas, por nuk duket se dëgjon”, tha Mancini.
Mirëpo, përderisa Balotelli vazhdon të shënojë dhe të angazhohet për ekipin Mancini do të jetë i lumtur dhe sulmuesi pritet të ketë një rast të ri të shkëlqejë kundër Wiganit në fundjavë.
“Nuk është me rëndësi që nuk më dëgjon. Ajo që është me rëndësi, është që ai të paraqitet mirë dhe të shënojë. Por, e di se mund të luajë edhe më mirë, sepse i njoh kualitetet e tij. Ai mund të ndryshojë çdo ndeshje që dëshiron. Ai mund të shënojë në çdo takim, shpresoj për të dhe për ne, që ai ta kuptojë këtë shumë shpejt”, përfundoi Mancini.