E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carroll vlente 1 milion £

Në verën e vitit 2009, Newcastle kishte rënë në Championship dhe sulmuesi Andy Carroll vlerësohej vetëm 1 milion funte. Asnjë klub nuk kishte shprehur interesim për të dhe ai qëndroi në St James Park, duke i ndihmuar skuadrës të kthehet në Premierligë. Në janar të këtij viti, Carroll u transferua në Liverpool për rekord britanik prej 35 milionë funtesh. Nga Express më 05 mars 2011 në ora 16:00

Liverpool do të kishte kursyer 34 milionë funte nëse do të transferonte sulmuesin Andy Carroll në fillim të sezonit të kaluar. Reds shpenzuan 35 milionë funte, rekord në futbollin britanik, për sulmuesin Carroll gjatë afatit kalimtar të janarit, por 22-vjeçari vlerësohej në vetëm 1 milion funte, pas rënies në Championship më 2009.

Pronari i Newcastles, Mike Ashley u mundua të shesë klubin pas sezonit katastrofal 2008-09 duke përpiluar një plan biznesi përfshirë vlerën e futbollistëve në përpjekje të joshë blerësit potencialë.

Në dokument, ekipi ishte vlerësuar dhe kategorizuar në rekomandime për ‘shitje’ ose ‘monitorim’ dhe Carroll, i cili shënoi 11 gola për NeWcastlen në rikthimin e tyre të Premierligë, para largimit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, ishte përfshirë në këtë të fundit.

Dhe, në fund doli që Carroll u bë anëtar kyç i Newcastles, në rrugë drejt rikthimit në elitë, duke shënuar 17 gola në Championship. Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish siguroi transferimin e 22-vjeçarit pasi Fernando Torres kaloi në Chelsea për 50 milionë funte, ndërsa brenda 18 muajve, Carroll kompletoi transicionin nga një futbollist i Championshipit te përforcimi më i shtrenjtë britanik.

“Kishte ndodhi rreth klubit dhe mënyrës si do të duhej të vlerësoheshin futbollistët. Andy duhet të dëshmonte veten”, tha një burim i Newcastles për tabloidin The Sun.

“Ai ishte një djalosh i ri që nuk ishte stabilizuar në ekipin e parë dhe kishte përvojë të kufizuar në Premierligë. Ishte për t’u parë se si do të paraqitet në fillim të sezonit të kaluar. Andy luajti shumë mirë dhe filloi të shënojë gola. Por, nëse dikush do të kishte paraqitur ofertë prej 1 milion funtesh gjatë verës, mund të merrni me mend se çka do të bënte klubi”, shtoi ai.

Në fund të fundit, Newcastle do të jetë shumë e lumtur që vlera fillestare e Carrollit nuk u ofrua nga ndonjë klub. Tani, Newcastle ka 35 milionë funte në dispozicion për t’i shpenzuar gjatë verës, pasi Ashley i premtoi menaxherit Alan Pardew se paratë e marra nga Liverpooli do të investohen në përforcime.

Edhe pse humbën mundësinë për të marrë Carrollin për vetëm 1 milion funte, Liverpooli do të shpresojë që ai të jetë në dispozicion për debutimin e tij të dielën, në ndeshjen e rëndësishme kundër Manchester Unitedit në Anfield Road.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›