E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard-Lille deri më 2015

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 17:53

Mesfushori i shumëkërkuar, Eden Hazard, ka vazhduar kontratën e tij me liderin e Kampionatit francez, Lille, deri në vitin 2015.

20-vjeçari Hazard ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në ligë këtë sezon dhe ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane duke përfshirë Real Madridin dhe Arsenalin. Ai debutoi me Lillen si 16 vjeç dhe dy herë është votuar si futbollisti më i mirë i ri. Hazard ka bërë 18 paraqitje për Belgjikën.

“Hazard përshtatet shumë mirë në stilin e lojës së Lilles”, thuhej në uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›