Nesta afër NY Red Bulls

Qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferim në New York Red Bulls gjatë afatit kalimtar të verës, kanë njoftuar mediet italiane të premten.
Nesta, nuk pritet të vazhdojë marrëveshjen e tij me Rossonerët e cila skadon në fund të këtij sezoni. 3
6 vjeçari thuhet se ka vendosur të kalojë në MLS League ku interesim për shërbimet e tij ka shprehur New York Red Bulls, skuadër ku luan sulmuesi i mirënjohur francez, Thierry Henry.