E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli nuk largohet nga City

Mario Balotelli nuk do të largohet nga Manchester City, përkundër problemeve me të cilat hasi këtë sezon, si rezultat i sjelljeve të tij të pahijshme.

“Nuk mendoj të largohem nga Manchester City. Dëshiroj ta fitoj kampionatin”, ka thënë sulmuesi italian për Sky Sport.

Ai thotë se nuk e kupton se përse flitet gjithnjë për Interin e Milanin, kur e ka ndërmend ta respektojë kontratën me ekipin e Roberto Mancinit.

21 vjeçari siguron se nëse e fton Italia në Euro 2012, nuk do të marrë kartonë, pasi që tash është i vetëdijshëm se nga kjo më së shumti pëson skuadra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›