Kosova fton Kasollin

Puna jo e mirë që po bëhet me portierë në futbollin kosovar, po e shqetëson selektorin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, i cili po punon për ndërtimin e reprezentacionit.
Duke e parë punën e mjerueshme me portierë, Bunjaku e ka parë të rrugës që t’i ofrojë bashkëpunim trajnerit të portierëve, Arben Kasolli, i cili vepron dhe jeton në Holandë që një kohë të gjatë.
“Gjendja e punës me portierë është e mjerueshme. Në kampin me grupmoshën U-15, organizuam një tubim me 16 portierët më të mirë dhe shihej se mungon puna bazike, pasi shumica nga ta nuk kanë trajnerë të portierëve”, ka thënë Bunjaku për Express.
“I kam ofruar bashkëpunim Arben Kasollit, pasi futbolli shqiptar ka nevojë për të gjithë ekspertët. Duhet hartuar një koncept i modelit të punës për ngritjen e kualitet të portierëve. Në Kosovë ka pak portierë të cilët mund të numërohen në gishta dhe përvoja e Kasollit është e rëndësishme”, theksoi Bunjaku.
Po ashtu, Bunjaku ka bërë të ditur se Kasolli, i cili në Holandë ka akademinë e portierëve, ‘Kasolli Goalkeeping Academy’, mund të merret edhe me vëzhgimin dhe përcjelljen e talentëve kosovarë në futbollin evropian.
Ndërsa ai nuk ka përjashtuar mundësinë e hapjes të një shkolle për portierë brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, ku do të punohej për ngritjen dhe cilësinë e portierëve në vend.
“Unë pasi do të vij në Kosovë, do të ulem dhe do të bisedoj me dy trajnerët e portierëve, Ahmet Beselicën e Bahri Berishën, rreth mundësisë për hapjen e shkollës së përfaqësueses për portierë”, u shpreh ai.
Pas fillimit të kontakteve, selektori i ekipit kosovar dhe ish-portieri i skuadrave holandeze Ajax, HFC Haarlem, AZ Alkmaar, Fortuna Sittard dhe NEC Nijmegen, pritet ta kenë edhe një takim sy më sy.
Arben Kasolli nga viti 1999 ka arritur të prodhojë portierë të nivelit të lartë në Holandë.
Ai së fundi ka themeluar akademinë e portierëve, ‘Kasolli Goalkeeping Academy’, derisa stërvit portierë edhe për dy klubet holandeze, Ajax e Den Haag.
Trajneri me prejardhje nga Tirana, para se të themelojë akademinë e tij, ka punuar edhe në akademinë e legjendës holandeze, Johan Cruijff , ‘Cruyff Court’ ndërsa ishte edhe trajner i përfaqësueses U-17 të Holandës.