E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo shkarkon Cosmin kthen Rossin

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 16:16

Palermo ka shkruar trajnerin Serse Cosmi pas humbjes 4-0 nga rivali i qytetit Catania të dielën dhe ka rikthyer në drejtim të ekipit ish strategun Delio Rossi.

Cosmi ishte angazhuar më 28 shkurt pikërisht në vend të Rossit i cili u shkarkua pas disfatës 7-0 në shtëpi nga Udinese.

Por, Cosmi humbi dy ndeshjet e tij të para në drejtim të ekipit, por arriti fitore 1-0 ndaj liderit Milan para pushimit ndërkombëtar. Megjithatë humbja në derbin sicilian la Palermon në pozitën e tetë dhe kjo i kushtoj atij me shkarkim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›