Queiroz selektor i Iranit

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 15:14
Irani ka emëruar trajnerin portugez Carlos Queiroz për selektor të ri të ekipit Kombëtar të tij. Agjencia e lajmeve IRNA ka njoftuar të hënën se Queiroz ka nënshkruar kontratë trevjeçare e cila do ta dërgon atë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.
Marrëveshja, detajet e së cilës nuk janë bërë të ditura po ashtu përfshin mbikëqyrjen e skuadrës U-23 dhe rangjeve më të ulëta.
Queiroz është ish trajner i Real Madridit ndërsa në dy aventura ka qenë asistent i Sir Alex Fergusonit në Manchester United. Irani ka qenë pa selektor nga janari kur skadoi kontrata e Afshin Qotbit.