Balzaretti nuk largohet nga Palermo

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 19:55
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka mohuar se mbrojtësi i majtë, Federico Balzaretti do të transferohet në Milan në fund të sezonit.
Në javët e fundit spekulohej se Balzaretti është objektiv i Rossonerëve për afatin kalimtar të verës, mirëpo Zamparini ka insistuar se ai do të mbetet në Sicili.
“Nuk do ta shes dhe shpresoj që Balzaretti të përfundojë karrierën e tij me ne në Palermo. Ai nuk do të largohet dhe nuk ka arsye të ndodhë kjo. Ai është futbollist i rëndësishëm i ekipit të tashëm dhe Palermos së ardhme”, tha Zamparini.