E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton mbetet në McLaren

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 19:58

Lewis Hamilton i ka thënë McLarenit se është plotësisht i përqendruar në ekip, pavarësisht problemeve të ekipit në përgatitje për sezonin e ri.

McLaren nuk ka arritur rezultate të pritura në përgatitje dhe spekulimet vazhdojnë se Hamilton mund të largohet nëse McLaren nuk i siguron atij një bolid fitues.

Por, kampioni i botës nga viti 2008 ka siguruar shefin e ekipit, Martin Whitmarsh, se nuk planifikon të largohet.

“Kam biseduar me Martinin dhe e kam siguruar se do të jem këtu, jam i përkushtuar në ekip dhe jam i përqendruar në fitore”, tha Hamilton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›