Taiwo në Benfica

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 19:55
Mbrojtësi i majtë i Olympique Marseille, Taye Taiwo do të njoftojë javën e ardhshme se ka nënshkruar për klubin portugez Benfica. Sipas medieve portugeze, nigeriani 25 vjeç ka nënshkruar para-kontratë me klubin nga Lisbona.
Taiwo spekulohej se kërkohej edhe nga Milan, Juventus, Liverpool e Aston Villa, pasi kontrata e tij me Marseillen skadon në qershor.
Ai njihet në Ligue 1 për fuqinë dhe harkimet e sakta, ndërsa ka bërë mbi 170 paraqitje për Marseillen.