Rezultatet të çuditshme në Superligë

Kampionati i Superligës ka vazhduar edhe në javën e 26, serinë e rezultateve të cuditshme, ku skuadrat që deri dje mbanin me shumë meritë zonën e ftohtë të renditjes, tani fitojnë ndeshje të tëra rradhazi, duke mundur edhe kundërshtarët më të fortë jashtë e brenda, aq sa mund edhe ti shkojë në mendje se mund të kishin luftuar për titull, pse jo. Të luash ‘fair’ është pothuaj e pamundur dhe këtë e konfirmon tekniku i Gramozit, Agim Canaj, në shënjestër të të cilit kanë qenë arbitrat.
“Unë vërtetova që të jesh i ndershëm dhe të luash ndershëm është mollë e ndaluar. Do të thosha me keqardhje se pashë 3 karagjoza të veshur me bluza të zeza. Sot na ndodhi ne që luajtëm ndershmërisht, nesër mund t’i ndodhë Peqinit ashtu si i ka ndodhur. Ky është një fenomen që duhet luftuar me patjetër sepse do të mbyllet ky kampionat, do të mbyllet kjo ndeshje, do të dalë Gramozi, do të dalë dhe ndonjë ekip tjetër, por fenomeni është elementi më skandaloz i kësaj faze që është turp” thotë trajneri i Gramozit, Agim Canaj.
Në fakt, në fazën e tretë është organizuar skenari i këtij kampionati, që tani surprizisht, pas tolerimeve pa fund, sheh vetëm Dinamon kampione të pakurorëzuar, ndërsa zonën e rënies nga kategoria, nga ajo e kupave të Europës, në renditje e ndajnë vetëm 7 pikë.
“Unë mendoj që nga rezultatet e kësaj jave duket që kampionati po bëhet më interesant dhe lufta për ato që dalin dhe për ato që janë në zonën Uefa do bëhet akoma më e bukur” thotë trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça.
Kampionati edhe mund të bëhet interesant, por ndërkohë, Dinamo kryesuese ka tre ndeshje që nuk fiton, Besa ca më shumë, ndërsa Skënderbeu dhe Flamurtari kanë arritur shifra rekord: 6 fitore rradhazi për korcarët dhe 6 fitore në 8 ndeshjet e fundit për vlonjatët.
Eno Skarço