E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea fiton në Old Trafford

Chelsea riktheu kontrollin në garë për titull me fitore 2-1 në Old Trafford, që i dërgoi ata mbi Manchester Unitedin në krye të Premierligës. Goli i Didier Drogbas – i realizuar nga një pozitë e qartë jashtë loje – 11 minuta pa përfunduar ndeshja ishte moment vendimtar, derisa Chelsea krijoi epërsi prej dy pikëve në krye të tabelës.

Drogba u inkuadrua në lojë si zëvendësues, por goli i tij ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm në triumfin e ekipit që shpërbleu ndërrimin taktik të menaxherit Carlo Ancelotti, i cili e futi në lojë në vend të Nicolas Anelka. Joe Cole e kishte kaluar Chelsean në epërsi të merituar pas 20 minuta, derisa Djajtë e Kuq kishin vështirësi në ndërtimin e lojës në mungesë të sulmuesit të lënduar Wayne Rooney, i cili ndeshjen e përcolli nga tribuna.

Goli i Drogbas dukej se siguroi fitoren e Chelseas, por shënimi i Federico Machedas – topi e kishte qëlluar edhe në dorë – përgatiti fund dramatik ku zëvendësuesi i Rooneyt, Dimitar Berbatov humbi një rast të mirë për të barazuar rezultatin.

Chelsea shfaqi reagim të shkëlqyeshëm pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Chelsea kryeson me 74 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›