E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesuesit me 21 prill do ti nenshtrohen provimit

3143 mësues nga i gjithë vendi kanë kaluar fazen e parë të kualifikimit dhe më datë 21 prill do t’i nënshtrohen provimit, rezultati i të cilit do të vendosë nëse paga e tyre do të pësojë rritje apo jo. Veç çështjeve që kanë të bëjnë me formimin profesional, për herë të parë në test janë përfshirë edhe pyetje që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe komunikimin me nxënësin.

Mësuesit që kalojnë testin do të pësojnë rritje page, e cila varion nga 5 deri në 20% në bazë të kategorisë ku bëjnë pjesë.

Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka hartuar 38 lloje të ndryshme testesh. Administratorët që do të mbikëqyrin procesin janë përzgjedhur, ndërkohë që edhe 11 shkollat e kryeqyretit ku do të zhvillohet provimi janë bërë gati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›