E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, ushtarët amerikanë pozojnë me afganët e copëtuar

Forcat ndërkombëtare e kryesisht ato amerikane në Afganistan kanë ndezur sërish një valë të re urrejtjeje në popull, pas publikimit të disa fotove të ushtarëve që pozojnë duke buzëqeshur pas trupave të copëtuar të kamikazëve afganë. Qeveria amerikane e dënoi sjelljen e tyre në fotot që datojnë në vitin 2010. Zëdhënësi i sekretarit të Mbrojtjes, Paneta, siguroi se të gjithë autorët do të dënohen, pasi në shtyp u publikuan fotot në të cilat ushtarët shfaqeshin duke përqeshur mbetjet e kamikazëve.  Fotot janë publikuar në moment tensioni mes amerikanëve e afganëve, pas vrasjes nga një ushtar amerikan të 17 civilëve afganë, shumica prej tyre fëmijë, ndërsa ata flinin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›