E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon: Rritja e çmimeve të ushqimeve, "vrasje në masë"

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të  Bashkuara, Ban Ki Moon, ka paralajmëruar për pershpejtim të dhunës, pas rritjes botërore të çmimeve të artikujve ushqimorë. Në kuadër të konferencës së OKB- për tregtinë dhe zhvillimin UNCTAD-i në kryeqytetin e Ganës, Acra, Ban theksoi se kërcënohen arritjet e deritanishme janë të rrezikuara nga kriza ekonomike e ne vecanti nga rritja e cmimit te ushqimeve.Shefi i OKB citohet nga te gjitha agjensite e lajmeev en bote, te kete thene sot se "rritja e cmimit te ushqimeve per disa vende te varfra te botes, eshte baraz me nje vrasje ne mase"

"Po qe se nuk do të menaxhohet ashtu siç duhet, kjo krizë mund të shkaktojë një valë krizash të tjera dhe të gjenerojë në kriza të shumëllojshme, duke u bërë kështu një problem multidimensional që prek rritjen ekonomike, progresin social e madje sigurinë në të gjithë botën." Që tani disa shtete kanë filluar të kufizojnë eksportimin e orizit dhe grurit. Megjithatë "lufta për mallrat ushqimorë" nuk mund të jetë përgjigja, tha Ban. Ndërkohë në qytetin disamilionësh në Indi, Kalkuta me mijëra vetë kanë demonstruar në mënyrë të dhunshme për rritjen e çmimeve ushqimore. Policia arrestoi 30  vetë. Javën e shkuar protesta të tilla u zhvilluan edhe në shtetet afrikane dhe Haiti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›