E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me armë zjarri emigranti Spiro Kristo

Sprio Kristo, 49 vjeç, nga fshati Starja i rrethit të Kolonjës, ka ngelur i vrarë me armë zjarri pak orë pas mesnatës së sotme. Ai ka ngelur i vdekur në vend, ndërkohë që një person tjetër i cili po udhëtonte sëbashku me të ka ngelur i plagosur.Vrasja ka ndodhur në aksin rrugor, Korçë – Kolonjë, në kthesat e qafës së Qarrit. Kristo sapo ishte kthyer nga Greqia me rastin e festës së Pashkëve. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje. Policia po heton në dy pista. E para për grabitje dhe e dyta për hakmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›