E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: 3 vjet burg ish-zv/ministrit Jaka

Prokuroria ka kërkuar sot 3 vjet burg për ish- zv/ministrin e transporteve Nikolin Jaka Prokuroria jep pretencën me 3 vjet burg si dhe 2 milion leke gjobe për abuzime me detyrën publike për ish-zëvendës ministrin e transporteve Nikolin Jaka. Përveç dënimit kryesor është dhënë edhe një dënim plotësues për heqjen e të drejtës per funksionimin e detyrës publike për tre vjet mbas dënimit. Prokurori kërkoi 6 vjet burg për Ilirian Berzanin dhe 4 milion leke gjobe ndërkohe qe katër vite pas burgut ai nuk do te kete te drejtën te ushtroje funksione publike. Po ashtu pretenca u dha edhe për zyrtarët e tjerë Bashkim Kamberi, Xhevahir Mucogllava, Skënder Dokciu, Arjan Sheti, Ardina Braho dhe Isuf Ukperaj. Ish zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka dhe zyrtare te tjerë te kësaj ministrie akuzohen për korrupsion. Këta persona do shpallen fajtore mbi akuzat e ngritura, atëherë ata mund te përfitojnë 1/3 e uljes se dënimit pasi kane te drejtën për gjykim te shkurtuar.Seanca e radhes per Jaken dhe zyrtaret e tjere pritet te behet ne 21 Maj, ku pritet te degjohet pala mbrojtese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›