Ban Ki Moon fton Aleksandër Biberaj për një vizitë zyrtare në OKB

Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë të KE-së, u nis të dielën për një vizitë zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Në përbërje të delegacionit marrin pjesë kryetarë të Grupeve Parlamentare, si dhe të Komisioneve Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Gjatë qëndrimit në Neë York, Biberaj dhe delegacioni i KE-së pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të niveleve më të larta të OKB-së, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Moon”, bënte të ditur Zyra e Shtypit e deputetit demokrat, Biberaj. Sipas të njëjtit njoftim mësohet se, “temë e bisedimeve mes përfaqësuesve të KE-së dhe të OKB-së do të jetë dhe diskutimi dhe nënshkrimi i një Memorandumi mirëkuptimi ndërmjet këtyre dy organizatave”. Delegacioni i KE-së, gjatë qëndrimit në Neë York, parashikohet që të vëzhgojë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në SHBA. ...