Ban Ki Moon kërkon një cikël të ri marrdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë
Ban Ki-Moon, sekretari i përgjitshëm i Kombeve te Bashkuara, u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të paraqesin projekte reale për arritjen e bashkëpunimit rajonal dhe të lënë mënjanë konsideratat e statusit në interes të kompromisi të përbashkët.
Ky pohim u dha në raporitin e misionit të sekretarit të OKB për misionin e UNMIK-ut.Në raportin e tij për misionin e UNMIK-ut ne Kosove Moon u shpreh: "Kërkoj fleksibilitet në vazhdimin e percaktimit të metodës së veprimit kur flitet për pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar dhe forumet që janë esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe stabilitetin afatgjatë në rajon".
Raporti i fundit tregon përmirësim në marrëdheniet e UNMIK-ut me autoritetet kosovare pasi më parë ishin tejet te kufizuara më të dërguarin e posaccëm Lamberto Zannier.Po ashtu në këtë raport thuhej se situata e përgjithshme e sigurisë është realitivisht e qetë, por e brishtë.
"UNMIK-u mbetet i angazhuar për të ndihmuar të gjitha palët për të gjetur zgjidhje praktike per ccështjet e interesit të përbashkt,"- thuhej në raport.
"Pavarësisht bashkëpunimit më të gjitha palët, arrija e marrëveshjeve ka qene e veshtire ne fusha si drejtesia, doganat dhe trashegimia kulturore,"- mbyllej raporti.