E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti/ 140.000 viktima, vijojnë ndihmat

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar vdekjen e kreut të misionit të saj në Haiti. Organizata tha se trupi i pajetë i Hedi Annabi është gjetur nën rrënojat e selisë së misionit të OKB-së në Port-o-Prins, godinë e cila u shemb dhe u shkatërrua plotësisht nga tërmeti. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun, tha se janë gjetur edhe kufomat e zëvendësit të Anabit, Luiz Karlos da Kosta, si dhe ushtruesit të detyrës së komisionerit të policisë, Dag Kouts. ndërkaq situata në Haiti vazhdon të mbetet e rënduar. nëpër rrugë ka ende trupa të pajetë ndërsa viktima ka edhe nën rrënojat e godinave. Pas tërmetit shkatërrimtar ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton, i premtoi Haitit ndihmë afatgjatë. "Do të punohet bashkarisht në mënyrë që pas katastrofës vendi të fuqizohet", tha Clinton pas një takimi me presidentin e vendit ishullor René Preval. Pas tërmetit të së martës SHBA-ja dërgoi në Haiti disa mijëra ushtarë. Me kërkesë të qeverisë haitiane trupat do të ndihmojnë gjatë shpërndarjes së ndihmave dhe do të pengojnë akte dhune. Sipas përllogaritjeve të fundit prej tërmetit humbën jetën rreth 140.000 njerëz. Ndihma për Haitin , si pjesë e komunitetit ndërkombëtar ka dhënë edhe Gjermania. Qeveria gjermane ka kontribuuar me 7,5 milionë euro ndihmën financiare për Haitin. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle konfirmoi, se është gjetur viktima e parë gjermane. Rreth 30 gjermanë konsiderohen ende të humbur. Në ndihmë të banorëve të mbijetuar në Haiti, është gjendur edhe një kontigjent kinez , të cilët kanë nisur punën për të ndihmuar në këtë situatë të katastrofës natyrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›