Kiev, mbyllet votimi, Sondazhet: Fitore e Janukovic
KIEV- Ish-kryeministri ukrainas Viktor Janukoviç, lideri i opozitës filoruse, rënditet i pari me 31.5 për qind të votave sipas një sondazhi që u krye menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit. Pas tij rënditet kryeministrja Iulia Timoshenko me 27.2 për qind. Sipas raporteve paraprake pas mbylljes së qendrave të votimit, mësohet se pjesëmarrja ka qenë 66% e shtetasve të thirrur për të votuar. Sipas të dërguarit të News24 në Kiev, procesi i votimit ka qenë i qetë dhe pa incidente. Këto zgjedhje janë historike për Ukrainën ndërsa vërehet përplasja mes përqasjes pro ruse ndaj pro NATO e BE. Mësohet se kandidati prorus Viktor Janukoviç, kërkoi largimin e qindra "të ashtuquajturve vëzhgues" gjeorgjianë të ardhur në qytetin Doneck, në lindje, ku ata akuzohen se po shkaktojnë trazira në procesin zgjedhor. "Nuk është e pranueshme që një shtet i huaj të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tonë. Do t'i kërkoj presidentit gjeorgjian Mikhail Sakashvili të largojë të ashtuquajturit vëzhgues. Nuk kemi nevojë për ta", deklaroi Janukoviç. (e.n/BalkanWeb)