Ban Ki Moon në Birmani
Të bindë juntën ushtarake birmaneze të pranojë ndihmat ndërkombëtare. Është ky objektivi i Ban Ki Moon-it, i pari Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së që shkel në Birmani që nga vizita atje në ‘64-ën e një prej paraardhësve të tij, birmanezit U Thant. Sipërmarrja gjithsesi nuk është e lehtë: junta ushtarake deri më tani ka paraqitur pengesa për ndihmat perëndimore dhe ka pranuar vetëm mbështetjen direkte të organizatës së vendeve të Azisë Juglindore. Mbështetje kjo që nuk mjafton. 19 ditë pas katastrofës, bilanci është 133600 të vdekur e të zhdukur dhe të paktën 2.4 milionë njerëz janë të pastrehë. OKB dhe SHBA kanë dërguar një mesazh të qartë: nëse junta ushtarake do të vazhdojë të refuzojë ndihmat, nuk përjashtohet as një aksion ushtarak me qëllime humanitare. Ajo që shqetëson më shumë është gjendja e fëmijëve. UNICEF-i është autorizuar të realizojë një fushatë vaksinimi në të gjithë vendin dhe ky është një ndër lëshimet e pakta të regjimit.