EULEX apo UNMIK, kjo eshte ceshtja?
Pas shpalljes së pavarësisë, shqiptarët e Kosovës as që e kishin menduar se sërish do të jenë në pritje të ndonjë date të madhe, aq më pak betejën për mbikëqyrësin ndërkombëtar të shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe pse plani i Ahtisarit parashikonte 15 qershorin si datë për bartjen e kompetencave nga misioni ndërkombëtar i OKB-së në atë të BE-së, paralajmërimi që dha shefi i EULEX-it, Yves DeKermabo, për mundësinë e shtyrjes së kësaj date, vë në pikëpyetje shumë çështje: a do të miratohet dhe si do të zbatohet Kushtetuta e Kosovës, kur UNMIK-u do të vazhdojë të qeverisë Kosovën? A do ta kuptojnë këtë qytetarët e Kosovës kur për të disatën herë me radhë e shohin se paralajmërimet e Beogradit po bëhen realitet? Dhe si mundet EULEX të instalohet në Kosovë, kur as shtetet e BE-së nuk e kanë pranuar si shtet?
EULEX drejt Prishtinës
Shumë kohë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, misioni i Bashkimit Evropian ishte nisur drejt Prishtinës, aty ku pritej të bëhej shpallja e shtetit më të ri në Evropën Juglindore. Në atë kohë, ky mision nuk kishte as emër dhe as mbiemër, përveçse dihej se do të financohej nga BE-ja dhe do të drejtohet nga ish-komandanti i KFOR-it, Yves DeKermabo. Përkundër këtij fakti publik, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të gjitha shtetet financuese të këtij misioni nuk e kanë pranuar shtetin më të ri evropian. Vendorët në Kosovë flasin për 15 qershorin si datën e fundit të UNMIK-ut. Këta të fundit nuk dinë asgjë për këtë datë nga Nju Jorku, ndërsa Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO), Pieter Faith, shumë më optimist se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaron se misioni që ai drejton, vepron edhe në Veri. Sikur t‘i hedhim një sy planit të Ahtisarit, i cili as sot nuk është i pranueshëm për Beogradin, mund të vërejmë se Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, me kompetencat e tij, është një institucion që edhe në demokracitë shumë më të zhvilluara do të kishte vështirësi në instalimin dhe veprimin e tij.
Por, në Veriun e Kosovës, aty ku UNMIK-u nuk arriti të instalohet as për nëntë vjet, e ku institucioneve kosovare u duhen edhe shumë kohë, papritmas shefi i ICO-s thotë se misioni që ai drejton vepron aty. Faithit askush nuk mund t‘ia mohojë se vërtet ky mision është nisur drejt Prishtinës, por kur do të fillojë punë dhe si, ende nuk e ka të qartë si shefi i tij, Havier Solana, ashtu edhe shefi i misionit legal në Kosovë, UNMIK-ut, Ban Ki Moon.
Por Faith nuk gabon vetëm për Veriun e Kosovës. Në shtatë fjalë ai bën 17 gabime. "ICO është duke ekzekutuar funksionet e veta në Veri të Kosovës. Ajo që them është se qeveria e Kosovës dhe jo Zyra Civile Ndërkombëtare do t‘i marrë përsipër përgjegjësitë pas datës 15 qershor". Duke harruar se ICO është shpikur nga plani i Ahtisarit, i cili parashikon që kjo Zyrë të jetë edhe mbikëqyrës i përgjithshëm i zbatimit të këtij plani, puna që do të ketë kjo Zyrë pas 15 qershorit do të jetë shumë më e madhe se ajo që do të bëjë qeveria e Kosovës. Mandati dhe Autoriteti i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar e bën të qartë se do të jetë autoriteti final në Kosovë sa i përket interpretimit të aspekteve civile të Planit të Ahtisarit. Do të ndërmarrë masa korrigjuese për ta përmirësuar, sipas nevojës, çdo veprim që ndërmerret nga autoritetet e Kosovës, që ICO-ja konsideron se përbën shkelje të këtij plani, dhe në rastet e dështimeve serioze, në vënien në jetë të thelbit apo frymës së këtij plani, ICO do ta ketë autoritetin ta sanksionojë apo largojë nga detyra çdo zyrtar publik, apo të ndërmarrë masa të tjera, sipas nevojës, për të siguruar respektimin e plotë të Planit të Ahtisarit etj., etj. Që t‘i vërë në jetë të gjitha këto, ICO dhe Faith, duhet t‘i kthejë pak sytë nga Rumania, aty ku Presidenti i këtij shteti anëtar i BE-së vazhdon të theksojë se "pavarësinë e Kosovës nuk do ta pranojmë kurrë".
EULEX, UNMIK...
Me afrimin e 15 qershorit, kur pritet të miratohet edhe Kushtetuta e Kosovës dhe bartja e kompetencave nga UNMIK-u tek EULEX-i, është bërë një zhurmë shumë e madhe se kush do të jetë mbi qeverinë e Kosovës, shtet ky i pavarur dhe sovran prej 100 ditësh.
Duke harruar sovranin, Kushtetutën që pritet të miratohet dhe vazhdimin e funksionimit të institucioneve në korniza kushtetuese, intensiteti i zhurmës u bë paksa më i zëshëm pas deklaratës së shefit të EULEX-it, Yves DeKermabo, për mundësinë e shtyrjes së datës së zëvendësimit të misionit të OKB-së me atë evropian. Atë që para ca ditësh e tha Gjenerali DeKermabo e kishte thënë vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë edhe Beogradi zyrtar, dhe kjo sot nuk mund të konsiderohet rastësi. Qytetari i Kosovës, gjatë gjithë procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës, kishte rastin të shihte se natyra e procesit diktohej nga Beogradi dhe jo Prishtina, OKB apo vetë realiteti kosovar.
Qytetari i Kosovës u ngazëllye për ca ditë me shpalljen e pavarësisë, por administratës ndërkombëtare nuk i beson më qoftë ai, qoftë EULEX-i. Ky i fundit mund të rrisë kuotën politike ndërkombëtare me seriozitetin në punë dhe jo me deklarata kundërthënëse ndërmjet shefit të EULEX-it, shefit të ICO-s dhe Brukselit zyrtar, ende pa filluar punën. Sot në Prishtinë nuk është çështja se do të jetë EULEX-i apo UNMIK-u, po ku do të jetë qytetari i Kosovës dhe me kë do të përballet. UNMIK për UNMIK është një, dhe dihet se si funksionoi, dhe tërheqjen e tij do ta firmosë ai që edhe vendosi ta nisë drejt Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Nëse UNMIK-u zëvendësohet me EULEX-in, kjo fillimisht do të bëhet për shkak të funksionalitetit, më pas fondeve e më në fund, edhe për shkak të mirëqenies serbe në shtetin e Kosovës. Nëse EULEX është nisur drejt Prishtinës, kjo nuk do të thotë se do ta zëvendësojë edhe UNMIK-un më 15 qershor, dhe nëse deri dje Serbia është shprehur se ICO është ilegal në Kosovë, nuk është keq që edhe institucionet e Kosovës ta shpallin atë ilegal. Për ICO-n duhet të kujdeset Brukseli zyrtar dhe jo Prishtina, ndërsa për zbatimin e planit të Ahtisarit duhet të kujdesen me devotshmëri serbët e Kosovës dhe Beogradi zyrtar, sepse ai edhe është hartuar për një gjë të tillë: t‘u mbyllë gojën serbëve.