E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-Moon nuk ka interes për kontestin e emrit

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 19:46

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon nuk është i interesuar për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Athinës dhe Shkupi rreth emrit të Maqedonisë.

Kjo është theksuar nga raportuesi turk nga OKB, Dogan Uluç, i cili theksoi se ky mosinteresim ka të bëjë me faktin se sekretari Ki Moon ka si prioritet zgjidhjen e problemit të Qipros.

“Ban Ki Moon nuk ka asnjë qëllim të tani të zgjidh këtë problem, ashtu që kontesti greko-maqedonas mund të zgjasë edhe për një kohë, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së nuk ka nevojë për një problem të ri”, ka theksuar Uluç.

Sipas Uluç, i njohur si korrespodent disavjeçar i gazetës “Hurriyet” nga OKB-ja, ka një dallim midis çështjes së emrit të Maqedonisë dhe çështjes së problemit qipriot.

“Këto problematika kanë disa ngjashmëri, mirëpo për dallim nga Maqedonia, për Qipron janë të interesuar OKB dhe Bashkimi Evropian”, theksoi Uluç për radion “Dojçe Vele”.

Ai ka nënvizuar se kur është fjala për kontestin e emrit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon nuk mendon për përshpejtimin e procesit. Uluç ka shtuar se edhe me ndërmjetësimin amerikan nuk është reale të pritet përparim në raundin e ardhshëm të negociatave midis palës maqedonase dhe asaj greke në Nju Jork. Pala greke tanimë ka informuar se bëhet fjalë për bisedime formale. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›