Reagime të përziera të palestinezëve
Fraksionet kryesore palestineze kanë reaguar me zemërim ndaj dokumenteve të dala në publik që duket se tregojnë se negociatorët palestinezë ishin treguar të gatshëm për të bërë lëshime të mëdha territoriale me izraelitët.
Hamasi, lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës, tha se dokumentet dëshmojnë se Autoriteti Palestinez ishte dorëzuar përballë pushtimit izraelit, por presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se qëndrimi i palestinez ishte keqinterpretuar.
Ai tha se raportet kishin paraqitur në mënyrë të shtrembëruar pozicionin izraelit dhe palestinez.
Zoti Abbas po fliste pas bisedimeve me presidentin Mubarak në Kajro.
Ndryshe nga zyrtarët e tjerë palestinezë, Mahmoud Abbas nuk argumentonte nëse dokumentet e nxjerra në publik ishin gënjeshtra, apo të falsifikuara.
Në vend të kësaj, ai pohoi se ishte keqinterpretuar qëllimisht.
Udhëheqësi palestinez tha se njoftimet kishin ngatërruar pozita negociuese izraelite dhe palestineze.
Zoti Abbas gjithashtu këmbënguli se gjatë të gjithë negociatave për paqe, ai e kishte mbajtur të informuara gjithmonë vendet e tjera arabe për pozitën palestineze.
Më parë negociatori palestinez shefi, Saeb Erekat, i cili gjithashtu ndodhet në Kajro, tha se informacioni i publikuar fillimisht nga kanali televiziv Al Jazeera ishte plot me shtrembërime dhe mashtrime.
Ai u zotua se do të zbulonte dokumentet e tjera nga ekipi negociator, në mënyrë që ta bënte të qartë pozicionin e tyre. /bbc/