15 ditë burg, katër protestuesve në Tiranë
Nga Express më 24 janar 2011 në ora 20:16
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 ditë burg katër nga protestuesit e arrestuar ditët e fundit lidhur me dhunën në protestën e 21 janarit.
Sipas informacioneve të fundit, për 65 persona të tjerë u vendos masa “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për dy të tjerë “burg pa afat”.
Ndërkohë, nuk është dhënë ende masa për shtetasin Fiqiri Xibri, kryetar i sindikatës së minatorëve, i cili pasi u arrestua ditën e premte u dërgua në spital për shkak të plagëve në trup. /tch/