E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bombë në shkollë”, në polici adoleshenti

ELBASAN - Alarmi i rremë për bombë në shkollën “Ali Myftiu”.

 Një telefonatë e bërë në sallën operative të policisë së Elbasanit ka alarmuar forcat e rendit, pasi njoftohej për vendosjen e një bombe në shkollën e mesme profesionale të qytetit. Rreth orës 11:00 policia ka zbarkuar në shkollë, duke nxjerrë nga ambientet e saj të gjithë nxënësit. Brenda shkollës është zhvilluar një kontroll i imtësishëm nga forcat xheniere, të cilët pak minuta më vonë arritën në përfundimin se alarmi ishte i rremë. Menjëherë kanë nisur verifikimet për telefonuesin, i cili u identifikua menjëherë. Ai ishte një nxënës i vitit të dytë të së njëjtës shkollë dhe u shoqërua për disa orë në komisariatin e policisë. Gjatë dëshmisë, adoleshenti e ka justifikuar veprimin me një mendim të çastit, por që përfundoi me nisjen e hetimit ndaj tij në gjendje të lirë.                                             a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›