“Gjykatat, në monitorim 4-vjeçar”
Monitorim gjatë 4 viteve të punës, pavarësisht përfitimit të mandatit në detyrën e kryegjyqtarëve.
JORGJETA GJANÇI/ KORÇE
Duke e argumentuar me faktin se asnjë post nuk është i përhershëm, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka shprehur mënyrat se si do të kryhet kontrolli i punës së drejtuesve të gjykatave. Deklaratat ai i ka bërë dje gjatë prezantimit të kryegjyqtares së re të Apelit në Korçë, Entela Prifti. Ndërsa ka vlerësuar karrierën e gjyqtares Prifti dhe karakterin e fortë të saj përballë presioneve të ndryshme, Spahiu ka pohuar se, tashmë krerët e gjykatave do të jenë njerëz profesionistë. “Ndryshe nga si ndodhte në të kaluarën kur persona të panjohur papritur bëheshin drejtues të gjykatave në sajë të nepotizmit dhe vendimeve autoritare, këtë herë secili nga kandidatët prezantoi alternativat dhe strategjinë e vet për funksionimin e gjykatës që dëshironte të drejtonte, me qëllimin që të ndryshojë imazhin e keq të krijuar për organet e drejtësisë”. Spahiu ka kaluar në planin e përgjithshëm të kërkesave që KLD-ja ka për gjykatat dhe nga Korça u ka tërhequr vëmendjen të porsazgjedhurve në krye të gjykatave se posti që ata fituan nuk është i përhershëm, as i garantuar gjatë mandatit, por është i varur nga zbatimi sa më rigoroz i ligjit dhe detyrës. “KLD-ja ka nxjerrë edhe një vendim për inspektimin e punës së drejtuesve të gjykatave, me qëllim që kryetarët të mos e shohin vaj punën e tyre për katër vjet të mandatit dhe të mos e shohin karrigen e tyre të sigurt deri në ditën e fundit të këtij mandati. Katër vjet në mandat, do të thotë katër vjet kontroll, katër vjet monitorim”. Sipas tij, çdo anëtar i KLD-së merr iniciativën për shkarkimin e çdo kryetari dhe ky fakt nuk duhet të merret si presion, por si një monitorim dhe garanci për kontratën që ata kanë me KLD-në. Nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe raporti i kryetarit të gjykatës me kancelarin, që në Korçë është i sapoemëruar. Duke kujtuar varësinë e ndryshme të hierarkisë që ata kanë, kreu i KLD-së u shpreh: “Nuk do të lejohet në asnjë rast të konstatohet dualiteti banal që është konstatuar në ndonjë gjykatë, ashtu siç nuk do të lejojmë askënd në asnjë rast që të cenojë funksionin, kompetencat e autoritetin e kryetarit të gjykatës”.
“Gjykata, marrëdhënie korrekte me Prokurorinë”
ELBASAN – Marrëdhënie korrekte të gjykatës me Prokurorinë ka kërkuar nënkryetari i KLD-së në Elbasan, gjatë prezantimit të kreut të ri të Gjykatës së Faktit, Arben Vrioni. Sipas Kreshnik Spahiut, ka qenë një vendim shumë i vështirë nga ana e anëtarëve të KLD–së për të zgjedhur kreun e Gjykatës së Elbasanit, pasi ishte i vetmi institucion që solli votimin 2 herë për zgjedhjen e kandidatit. “Kandidatura e Arben Vrionit, do të garantojë një kontratë të sigurt me KLD–në, por dhe me trupën gjyqësore. Ne shpresojmë që të vendoset një autoritet dhe një profil i ri si dhe një drejtim i ri, i cili duhet të përcaktojë marrëdhënie korrekte me Prokurorinë. Shpresojmë në një marrëdhënie dhe një metodologji krejt ndryshe shkencore dhe të balancuar dhe me dhomën e avokatisë, duke e konsideruar si një nga partnerët kryesorë në këtë proces”, tha Spahiu. a.k